Armando Sadiku është bërë çështje në Poloni. Sulmuesi është ndër më të paguarit në ekip dhe deri më tani nuk ka dhënë ata çka pritej, duke shënuar vetëm dy gola në kampionat dhe katër në Kupë. Nisur nga paraqitjet e tij, mediat në Poloni e rendisin në listën e largimeve.

Shumë është folur, madje është thënë se Bashakshehiri në Turqi e do në huazim me të drejtë blerje. Gjithsesi tani ka folur presidenti i Legias, Darius Mioduski, i cili në mediat polake ka deklaruar se nuk ka një vendim ende për Sadikun, që sipas tij dëshiron të tregojë vlerat e tij dhe kjo i pëlqen presidentit të skuadrës polake.

“Çështja është e hapur, por Sadiku dëshiron të luftojë. Ai nuk heq dorë dhe kjo më pëlqen!”, ka thënë Mioduski.

Share: