Teuta prej kohësh ishte në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe duket se e ka gjetur tashmë. Bëhet fjalë për një mbrojtës maqedonas, në fillim të këtij sezoni kaloi në Serbi tek FK Macva Sabac, duke lënë Pobedën në kampionatin e vendit të tij.

25-vjeçari ka nënshkruar për një vit sikurse njofton klubi durrsak dhe është zyrtarizimi i parë. Në krahun e djathtë të prapavijës te Teuta ishte aktivizuar Fabio Beqja më së shumti, por i përshtatur në atë, pasi dihet që është mesfushor.

Në ditët në vijim pritet të ketë të tjera afrime te durrsakët, që janë fokusuar në treguan e huaj të futbollistëve.

Tags:
Share: