Ekipi bregdetar vazhdon stërvitjen në Antalia. Faza po shkon mirë për djemte e Nicës.

Klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar miqësoren e parë.

Teuta do të ndeshet me çekët e Slovackos, të cilët renditen në vendin e 14 në elitën e futbollit çek.

Ky do të jetë një test i mirë për teknikun Stavri Nica. Për të parë formën dhe kualitetin e afrimeve të reja, por edhe gjëndjen e grupit në përgjithësi.

Miqësorja do zhvillohet ditën e shtunë në orën 13:00 (me orën tonë).

 

Share: