Sot Teuta prezantoi trajnerin Stavri Nica si pasues të  Maganit, ndërsa kanë nisur edhe lëvizjet për të.afruar në skuadër disa lojtarë. Mediat kosovare bëjnë me dije se skuadra e Teutës ka kontaktuar futbollistin e Lirisë së Prizrenit Ilir Mustafa, dhe gjasat që ky i fundit t’i thotë “PO” durrësakëve janë të mëdha.

Sipas “Gazeta Sheshi” është pothuajse e kryer që mesfushori kosovar, pjesën e mbetur të sezonit do të veshë fanellën e Teutës. 21-vjeçari është njëri nga futbollistët më të preferuar të tifozëve prizrenasë, të cilët me gjasë do ta ndjejnë mungesën e tij.


Share: