Teuta u nda në barazim me Kamzën javën e fundit, ndërkohë që përballjen e radhës e luan në shtëpi me Partizanin, një sfidë mjaft e vështirë dhe që durrsakët do kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht.

Trajneri Magani ndaj kamzalinjve nuk e pati ekipin të plotë, pasi mungonin dy lojtarë kryesorë të formacionin për shkak dëmtimesh, konkretisht Onieka Osemene dhe Arbër Çyrbja.

Ky i fundit e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen me të kuqtë. Për stafin teknik ky është një lajm i mirë, pasi Çyrbja është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Share: