Teuta e ka bërë largimin e parë pa ardhur janari, pasi humbja e pësuar në Lushnje solli lëvizje në Durrës, me trajnerin Gugash Magani që dha dorëheqjen dhe tha se në ekip ka disa lojtarë që nuk zbatojnë detyrat, madje duhen larguar.

E pësoi Albi Dosti, ndërkohë që pati edhe gjoba për disa futbollistë të tjerë. Në janar pritet që të largohet mbrojtësi nigerian Abe Oluasina, i cili ka zhgënjyer deri më tani dhe klubi nuk e ka në plane shkruante dje “Sport Ekspres”.

Në numrin e sotshëm të “Panorama Sport”, thuhet se edhe sulmuesi Onieka Osemene pritet të ketë të njëjtin fat. Nigeriani erdhi si shpëtimi i sulmit, por ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës dhe tashmë pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë me të, pasi në fillim përshtypjet e [ara për sulmuesin ishin shumë të mira.

Share: