Semin Haxhibuliç është lojtari më i ri i ekipit të Teutës. Ekipi durrsak ka vendosur ta rikthejë sërish në skuadër, pasi para disa ditësh e largoi nga ekipi. Ai sot ka firmosur kontratën dhe kështu bëhët përforcimi i trëte i Maganit pasi më parë ka afruar Shehajn dhe Beqajn.

Sulmuesi 20 vjeçar i cili është formuar tek Novi Pazar ishte para një javë në provë tëk durrsakët, madje lujti në miqësoren kunër Laçit ku shënoi edhe gol. Por tekniku Magani nuk e kishte dhënë aprovimin e tij për ta mbajtur në ekip pasi nuk e cilësonte si të duhurin për në repartin ofensiv dhe kështu ishte larguar. Megjithatë nuk dihen arsyet pse durrsakët kanë vendosur që ta kthejnë sërish futbollistin serb, por ai sot është prezantuar si blerja më e re.

Ndërsa listës së larguarve nga teuta i shtohet edhe futbollisti Enriko Papa, i cili u mor  sezonin e kaluar nga Tirana.

Share: