Nuk kanë të sosur lëvizjet tek Teuta. Pas dorëheqjes së teknikut Nica dhe rikthimit në krye të skuadrës së trajnerit, Gentian Begeja, ka edhe lëvizje në skuadër.

Sot me një njoftim zyrtar në “Facebook”, KF Teuta lajmëron ndërprerjen e kontratës me mesfushorin iranian, Reza Karimi. Sipas klubit kjo ndërprejre vjen, si masë disiplinore për shkak të mos angazhimi të futbollistit në ndeshje dhe stërvitje.

Kështu Teuta edhe pse nuk bëri një merkato të rëndësishme zgjedh të largojë tashmë nga skuadra edhe mesfushorin e afruar në verë. Kujtojmë se Reza Karimi ka ardhur në Shqipëri për llogari të klubit të Skënderbeut dhe në Durrës është në një huazim 1 vjeçar.

Më poshtë në foto keni edhe statusin e plotë të KF Teutës:

27994148_10216290429998540_1750999000_n

Share: