Teuta pret Laçin në ndeshjen e fundit të fazës së tretë, sfidë në të cilën trajneri Magani nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarë të formacionit. Të dy u ndëshkuan me kartonë ndaj Vllaznisë dhe kjo është arsyeja e mungesës së tyre.

Siç u pa, Progni u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të jetë ndaj kurbinasve, ashtu si Çmajçanin, i cili mori kartonin e gjashtë të verdhë në këtë sezon dhe humbet në këtë mënyrë ndeshjen e radhës.

Por jo vetëm te Teuta ka të pezulluar, pasi edhe Laçi do të ketë tre mungesa për arsye kartonësh, duke nisur me Lushkjen, Musajn dhe Nikën, i cili për pesë vite ka luajtur me durrsakët.

Tags: ,
Share: