Liria e Prizrenit ka afruar gjatë kësaj vere disa mbrojtës, teksa pjesë e ekipit të drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka zyrtarizuar më parë afrimin e Bakajt, Vrapit, Basriut, Sefës, Kotes e Magani, ndërkohë që ka ardhur firma e fundit.

Pjesë e bardhezinjve do të jetë edhe qendërmbrojtësi David Domogjini shkruan “Sport Ekspres”. I riu mund të luajë edhe në krahun e majtë, ndërkohë që tani rikthehet në ish-ekipin tij në Kosovë.

Pak kohë më parë, para se të firmoste me Kastriotin, klubi nga Prizreni tentoi mbrojtësin Emiljano Çela, por 32-vjeçari për shkak të angazhimeve të ndryshme nuk mund ta merrte një eksperiencë jashtë vendit.

Share: