Veç emocioneve në fushën e lojës në një ndeshje që u barazua në frymën e fundit, ka patur edhe tension në ndeshjen mes Luftëtarit dhe Teutës.

Goli i Bangal në minutën e 95’ të ndeshjes bëri që lojtarët gjirokastritë të mblidhen te arbitri dhe të protesojnë, porn uk ka ndodhur vetëm kaq. Goli që tensionoi situatën u bë shkak edhr për një përplasje fizike mes lojtarëve dhe stafeve teknike.

Të dy palët janë përplasur në tunelin e dhomave të zhveshjes, teksa mësohet se është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Luftëtari pretendonte se loja kishte mbaruar kur u shënua goli, por tani rezultati përfundimtar është 1-1.

Share: