Përballë njëri-tjetrit, në emisionin “E hëna sportive”, ishin Kastriot Rama dhe trajneri i Kamzës Bledar Devolli, i cili akuzoi matjanët për ndeshjen e humbur në Lezhë me vendasit.

“Burreli luajti 75-minuta me Besëlidhjen, më pas u duk qartazi se si vijoi loja. Këtë më trego, se ke qenë administrator. Por ju hapët portat ashiqare mor burrë”, deklaroi gjirokastriti, ndërsa Rama i kërkoi atij ta faktojë diçka të tillë.

Më tej, pasi ish-administratori i Burrelit thotë që do të luante me Kamzën kudo në fushë asnjanëse, të tregojë që ata nuk i mundin, dhe përgjigja e Devollit është:

“Unë dua futboll të bukur, këtë dua, nuk kam frikë as Burrel, as asgjë. Hajde luajmë dhe në tre të natës dhe të mund”.  

Share: