Pas ndeshjes me Vllazninë Kukësi u ankua për arbitrin Andi Koçi, i cili nuk dha një penallti për verilindorët.

Klubi shpalli “non grata” durrsakun, që më pas u dënua nga komisionet pranë FSHF-s, ndërsa tani ka sërish ankesa për arbitrat.

Këtë herë është mesfushori Besar Musolli, i cili bashkohet me tifozët bavarezë që po kontestojnë në rrjetet sociale gjykimin e hungarezit Viktor Kasai në çerekfinalen e djeshme Real Madrid-Bajern, që mbaroi 4-2 në favor të spanjollëve, që shënuan tre gola në shtesën prej 30 minutash.

musolli-fb

Share: