Luftëtari vjet bëri një sezon shumë të mirë, sidomos në aspektin e lojës, ku ra në sy paraqitja e mirë e tredhëmbëshit Bregu-Abazaj-Rexhinaldo.

Gjirokastritët kishin edhe dobësi, pasi ishin ekipi që pësuan më shumë pas Korabit, plot 45 gola, me Flamurtarin që i shënoi çerekun e tyre.

Vjet ata hodhën poshtë paragjykimin e krijuar se ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë në fund të sezonit ikin andej nga vijnë.

Me Luftëtarin nuk ndodhi kështu dhe llogaritë e kampionatit u prishën. Kampionati në fund i renditi në vendin e katërt, por nëse nuk do t’u hiqeshin 6 pikët vlonjatëve, atëherë do të ishin të pestët, por sërish sezoni do konsiderohej i suksesshëm.

Këtë vit nis pjesa më e vështirë, pasi të gjitha ekipet do ta shohin me sy tjetër dhe ruajtja e të njëjtit hap do të jetë më e vështirë.

Sezoni i vjetshëm e tregoi këtë, kur Teuta me djem të rinj nga pjesëmarrëse në Kupat e Europës, vetëm në javën e parafundit siguroi qëndrimin në Superiore.

A do të ketë të njëjtin fat edhe Luftëtari? Mbetet për t’u parë…

Share: