Mungonte vetëm konfirmimi i dy klubeve përkatëse, madje Abazaj tregonte dhe arsyet pse zgjodhi korçarët. Klubet në heshtje. Konfirmimi po vonon madje ndodh e kundërta. Vjen mohimi nga klubi i Luftëtarit. Në një prononcim për “Panorama Sport” vetë presidenti Grigor Tavo mohon gjithçka.

““Nuk kemi asnjë marrëveshje me Skënderbeun. Bregu dhe Abazaj do të jenë të Luftëtarit deri në qershor të vitit 2018. Më pas e di vetëm Zoti i madh se çfarë do të sjelli për këta lojtarë ose më saktë se ku do t’i shesim. Pavarësisht se çfarë flitet, nuk ka asgjë zyrtare”.

Merkato vazhdon…

Share: