Felipe Anderson është bërë një çështje te ekipi i Lacios. Braziliani ka pasur debate me teknikun Inzagi dhe situata nuk është e mirë. Në një prononcim për “Premium Sport”, Igli Tare flet për brazilianin dhe rregullat e klubit.

Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërkesë shitjeje nga ana e lojtarit. Gjëja thelbësore që vlen për të gjithë, është fakti që grupi vlen më shumë sesa individi. Ky është një rregull i qartë i dhomave të zhveshjes. Felipe Anderson është një djalë ari dhe një futbollist me shumë kualitet, por duhet të rritet shumë që të bëhet i rëndësishëm për skuadrën.

Unë dhe Peruci i kemi folur dhe shpresoj të na ketë kuptuar. Braziliani është i çmuar për ne, por për të arritur objektivat e skuadrës, duhet të jemi të gjithë në të njëjtën anë“, përfundon bjondi shqiptar i bardhekaltërve.

 

Share: