Ndërkohë që lojtarët presin pagat e prapambetura, veç rezultateve humorin kuqebluve mund t’ua prishë edhe një vendim tjetër që mund të merret ditën e sotme.

Humbja e fundit me Laçin ka bërë që situata të mos jetë aspak e mirë, pasi dihet se Vllaznia ka grumbulluar vetëm katër pikë në katër ndeshjet e para në kampionat, ndërkohë që në tre ndeshjet e fundit nuk ka mundur as të shënojë dot gol.

Pritet që sot të ketë një analizë për situatën në të cilën ndodhet klubi, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe gjoba, por një “skenar” i tillë duket i vështirë të ndodhë, pasi nëse gjykohet ftohtë, llogaritë më së shumti ua prish ajo humbje me Teutën në shtëpi, pasi të humbësh me Laçin jashtë dhe të barazosh në Gjirokastër deri diku edhe pranohet, duke pasur parasysh edhe objektivat e kësaj Vllaznie.

Share: