Niko Zisi është një ndër lojtarët që po spikat në Kategorinë e Parë me Bylisin dhe ofertat për të nuk mungojnë. Gjithsesi në Ballsh “xhevahirët” e tyre nuk i lëshojnë lehtë, ndaj çdo klub duhet të mendohet mirë kur tenton të “zhvatë” te ballshiotët.

Emri i 22-vjeçarit është lakuar te Flamurtari, që interesohet për sulmuesin anësor, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë edhe Tirana, rivali i Bylisit.

Zisi ka kontratë 4-vjeçare me mallakastriotët dhe në Ballsh duan rreth 100 mijë euro për kartonin e tij. “Panorama Sport” shkruan se bardheblutë janë gati që në janar të bëjnë ofertën e duhur për sulmuesin, i cili deri më tani me Bylisin ka shënuar 6 gola në tetë ndeshje.

Image may contain: one or more people

Share: