Rolando Mandragora është një nga futbollistër më premtues në futbollin italian, teksa pak kohë më parë u transferua edhe te Juventusi. Por, ditën e sotme ka ndodhur diçka e pabesueshme. Talenti nga Napoli është shpallur i vdekur, të paktën sipas asaj që shkruhej në të dhënat e tij në “Ëikipedia”.

Në faqen e famshme të të dhënave, për Mondragora shkruhej: “Rolando Mondragora (Napoli 29 qershor 1997 – Torino 11 maj 2017) ka qenë një futbollist italian, që ka luajtur si mesfushor te Juventusi dhe të Kombëtarja U21 e Italisë.”

Fatmirësisht kjo ka qenë thjesht një shaka e hidhur, pasi Mondragor është shëndoshë e mirë dhe aktualisht ndodhet në Koverçiano i grumbulluar me Përfaqësuesen U21 të Italisë për ndeshjet e radhës. Ndërkohë, mesfushori është grumbulluar në Kombëtaren e madhe edhe nga trajneri Ventura, si edhe nga Maks Alegri te Juventusi.

Faksimile e Wikipedias
Faksimile e Wikipedias
Share: