Afrim Taku është pezulluar nga Tirana pas debatit që ka pasur me trajnerin Josa dhe e ardhmja e tij ende nuk dihet.

Bardheblutë ende nuk kanë marrë një vendim, ndërkohë që sipas “Panorama Sport” Partizani kërkon të shfrytëzojë momentin dhe ka hedhur ‘grepat’ drejt lojtarit.

Sipas asaj që gazeta në fjalë shkruan, ka pasur madje edhe një takim mes mesfushorit dhe presidentit Demi.

Të kuqtë e duan goleadorin e Tiranës për të luajtur fillimisht në kupat e Europës, por jo vetëm.

Gjithsesi e gjitha mbetet për t’u parë, pasi ende nuk ka një vendim nga ana e klubit të Tiranës për lojtarin. Por, nëse Taku do vishte fanellën e kuqe, atëherë nuk do kishte ‘armik’ vetëm Josën…

Share: