Afrim Taku është padyshim lideri i kësaj Tirane këtë sezon. Edhe në ndeshjen e sotme gjysmëfinale ai shënoi një gol të rëndësishëm, teksa më pas u zëvëndësua si pasojë e një dëmtimi të lehtë. Për emisionin “Gol pas Goli”, Afrim Taku u shpreh:

Zëvendësimi? “Pësova një dëmtim të lehtë në kofshë dhe për këtë arsye u zëvendësova, nuk ishte se menduam për ndeshjen e ardhshme në kampionat. Nuk është asgjë serioze, mendoj se do jem OK, edhe pse do kontrollojmë gjithçka gjatë javës.”

Kampionati? “Natyrisht është prioritet, kupa ishte një objektiv që erdhi me kalimin e kohës. Natyrisht, duke qenë se dolëm shpejt jashtë objektivi, kupa mori rëndësi të madhe dhe tani do të luajmë një finale të bukur kundër Skënderbeut, një skuadër e kompletuar dhe me shumë lojtarë shumë cilësorë.

Nervozizmi kur zëvendësohem? “Është e drejtë, duhet më shumë qetësi dhe pranim i zëvendësimit pa ankuar.”

“Tani nuk bëjmë tifozllëk për asnjë ekip, shohim vetëm veten tonë. Duhet të rregullojmë renditjen në kampionat dhe pastaj të mendojmë për finalen.”

Share: