Skënderbeu ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Kairat Almatit në Kazakistan dhe tanimë i duhet një fitore ose një barazim pa gola për të kaluar në turin e tretë.

Nëse kjo ndodh, në llogarinë e klubit korcar shtohen edhe 235 mijë euro, ndërkohë që një pjesë e tyre do t’u shpërndahen lojtarëve në formë premio.

Vetë presidenti Takaj e ka pranuar diçka të tillë, duke u shprehur në “Panorama Sport” se ua ka thënë lojtarëve se për ta janë 50 mijë euro premio nëse e kalojnë Kairatin.

Share: