Skënderbeu sot do kërkojë të tregojë edhe njëherë vlerat në arenën Europiane, teksa në Kiev do përballet me Dinamon vendase, favorite absolute në letër.

Gjithsesi trajneri Daja ka theksuar se futbolli ka surpriza, ndaj ata do mundohen të shfrytëzojnë shanset e tyre në ndeshjet në grup të Europa League.

Nga ana tjetër edhe presidenti Ardjan Takaj nuk ka qëndruar duarkryq, duke vendosur premio në rast se Skënderbeu merr pikë ndaj Dinamos. Për fitoren premio shkon në 100 mijë euro, ndërsa për barazimin 50 mijë euro.

Sa i takon formacionin, ai nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ndeshjet e kaluara, me Ditën që zë vendin e Nimagës të pezulluar pas kartonit të kuq që mori me Dinamon e Zagrebit.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Dita, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Share: