Shqipëria po përgatitet për ndeshjen me Turqinë, por dëmtimet janë ato që i kanë penalizuar kuqezinjtë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar nga grumbullimi.

Abrashi, Basha dhe Strakosha ishin ftuar nga tekniku Panuçi, por asnjëri prej tyre nuk do të luajë për shkak të dëmtimeve.

Për të mos mjaftuar këta, së fundmi është dëmtuar edhe Liridon Latifi shkruan “Panorama Sport”. Me lejen e stafit edhe ai është larguar nga grumbullimi, pasi nuk mund të jetë gati për ndeshjen me Turqinë.

Share: