Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e tij, duke lënë jashtë sulmuesin e Juventusit Gonzalo Higuain për ndeshjet kualifikuese për botërorin 2018 kundër Uruguait dhe Venezuelës. Ndërsa në vend të tij Sampaoli ka thërritur kapitenin e Interit Mauro Ikardi dhe sulmuesin e tjetër të Juventusit Paolo Dibala.

Gjithashtu ai ka habitur edhe me vendimin për të thirrur vetëm katër mbrojtësa, por ka thirrur edhe mesfushorin e dëmtuar të Milanit, Lukas Bilian për të cilin kuqezinjtë kanë komunikuar se do të kthehet vetëm pas një muaji në fushën e blertë.

screenshot_2017-08-11-23-21-18-1

Share: