Gjelbrim Taipi, mesfushori i Shafhausen, ka zgjedhur të luajë për Kosovën dhe këtë e ka pohuar vetë futbollisti në një prononcim të dhënë për “Lajm”.

Lojtari nga Tërnovci, që ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë, bëri me dije vendimin.

Trajneri Bunjaki e ka vëzhguar atë prej kohësh, që kur luante me Vilin dhe tashmë e ka ftuar atë.

Taipi më parë ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, për të kaluar më pas në Zvicër, aty ku tani aktivizohet në Superligë.

Share: