Spanja është përfshirë nga problemet, teksa Katalonja do pavarësinë dhe nëse kjo ndodh, atëherë Barcelona nuk do të marrë pjesë në Primera Divizion.  Nga Rusia ka ardhur ftesa e parë për ta spanjollët, por një ide më intriguese është në horizont.

Prej kohësh është folur për Superligën e Europës dhe sipas asaj që shkruan The Sun, klubet angleze të Mançester Sitit, Junajtid, Çelsit dhe Totenhemit janë duke parë me vëmendje atë që ndodh me Barcelonën.

Krijimi i një lige me 20 ekipet më të forta në Europë i intereson edhe Realit, PSG-së e Monakos, ashtu si edhe klubeve të tjera në Gjermani e Itali, Portugali e Rusi.

“Është hap i pashmangshëm në futbollin botëror, pasi klubet e mëdha kërkojnë të fitojnë edhe më shumë para për vete, si dhe të hyjnë në tregje të reja fitimprurëse. Klubet do fitonin miliarda nga e drejta televizive, ndërkohë që ndeshje të shumta do luheshin në Kinë dhe USA”, ka thënë ndër të tjera një burim për “The Sun”.

Tags:
Share: