Rikthehet Superiorja. Të premten e 26 janarit luhen ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë Superiore dhe sfidat janë mjaft interesante. Gjithçka nis prej orës 14:00, kur edhe luhen tri takimet e para. Të gjitha takimet e kësaj jave, sikurse ndodh zakonisht, do të kuotohen nga kompania Lottosport.

LUFTËTARI-SKËNDERBEU (ora 14:00)
Korçarët kanë bërë pak lëvizje në merkato, teksa është afruar vetëm Vila e Krasniqi, ndërkohë që në Gjirokastër u mungon Sahiti dhe Taku. Soue nga ana tjetër zor se e nis titullar, por ekipi i Dajës synon vetëm fitoren. “Lottossport” favorizon korçarët, fitorja e të cilëve kuotohet me koeficientin 2.00. Luftëtari në krahun tjetër është përforcuar ndjeshëm, sidomos në mbrojtje, ndaj edhe koeficienti 1.55 që nuk shënohen më shumë se dy gola nuk është i rastësishëm.

KAMZA-LAÇI (14:00)
Tre humbje radhazi mori skuadra e Ndreut në dhjetor, ndërsa Laçi jo vetëm i shkaktoi humbjen e parë Skënderbeut, por triumfoi edhe ndaj Vllaznisë e Flamurtarit në transfertë dhe në fund bëri detyrën me Lushnjen. Kurbinasit nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që vlerë e shtuar është Shtubina. Kamza ka humbur Fushtar, një nga lojtarët më të rëndësishëm. Zguro afrimi më me vlera. Fusha favorizon vendasit, por Laçi shumicën e pikëve i ka marrë në transfertë. Fazën e parë Kamza triumfoi jashtë fushe me kurbinasit. Hakmarrje apo autokritikë? “Lottossport” favorizon Kamzën dhe… numrin e vogël të golave.

TEUTA-LUSHNJA (14:00)
Durrsakët kanë pësuar shumë ndryshime dhe fitorja në shtëpi me Lushnjen e vendit të fundit është detyrim. Me Nicën në krye, durrsakët kanë një mision të vështirë për të siguruar qëndrimin në elitë. 1,50 kuotohet fitorja e tyre kundër verdhejeshilëve, që në “Roza Haxhiu” në fazën e parë patën përmbysur rezultatin. Lushnja nuk ka pësuar ndryshime, por ka ende të dëmtuar Xhafën dhe Marku është operuar. Mbrojtja problem.

lotosport

FLAMURTARI – PARTIZANI (17:00)
Revolucion sërish tek të kuqtë, që në Vlorë do e kenë të vështirë. Vendasit janë favoritë, ndërkohë që barazimi shihet si rezultati më pak i mundshëm në baste. Gola nuk priten. Dihet, Flamurtari është ekipi me mbrojtjen më të fortë, kurse për Partizanin nuk ka kush shënon. Luftë e fortë sportive pritet mes këtyre dy ekipeve.

VLLAZNIA-KUKËSI (17:00)
Shumë ndryshime tek të dyja skuadrat. Kampionët në fuqi janë favoritë, statistikat i kanë krejtësisht në favor, por kuqeblutë janë një ekip tjetër. Malota, Sukaj, Berisha dhe Mersini janë afrimet e Vllazninë, kurse te Kukësi ka ndryshuar trajneri. Kampionët kanë treguar forcën me Bursaspor dhe Kajserspor, që i kanë mundur në Turqi, si dhe kanë barazuar me Fenerbahçen. Gjithsesi Lottosport sheh favorit ekipin e Pakult.

Share: