Goleadat në Kupë i lënë vendin Superiores, që rinis ditën e shtunë nga qyteti i Ballshit. Pikërisht në stadiumin “Adush Muçaj” do të luhet sfida mes Flamurtarit dhe Lushnjes.

Orari ka ndryshuar, pasi fillimisht u mendua se do të luhej në Elbasan prej orës 19:00, por kjo përballje luhet nga ora 16:00, pasi në stadiumin e Ballshit nuk ka sistem ndriçimi.

Të dielën luhen dy përballjet të tjera, Laçi-Luftëtari dhe Vllaznia Teuta, ndërsa të hënën Kamza pret Skënderbeun e Partizani Kukësin.

Kategoria Superiore – Java 2

E shtunë, më 16 shtator
Flamurtari – Lushnja
(Stadiumi “Adush Muçaj”, Ballsh, ora 16:00)

E diel, më 17 shtator
Laçi – Luftëtari
(Stadiumi i Laçit,Laç, ora 16:00)

Vllaznia – Teuta
(Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër, ora 19:00)

E hënë, më 18 shtator
Kamza – Skënderbeu
(Stadiumi “Kamza”, Kamzë, ora 16:00)

Partizani – Kukësi
(Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë, ora 19:00)

Share: