Përballje mjaft interesantë ditën e sotme, dy ndeshje që mund të konsiderohen edhe derbi. I veriut është ai mes Laçit dhe Kukësit, ndërsa derbin e bregdetit quajnë shpesh përballjen Flamurtari-Teuta.

Nuk kanë mbetur pa u kuotuar edhe këto takime dhe kompania “Lottosport” ka publikuar koeficientet dhe shihet qartë se Flamurtari është favorit për të mundur durrsakët, në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit që ka marrë klubi vendas nga Komisioni i Disiplinës.

Në Laç Kukësi ka fituar vetëm një herë, por pavarësisht kësaj kampionët në fuqi janë favoritë dhe fitorja e tyre është kuotuar me koeficientin 2,20, ndërsa e Laçit 3.25. Pritshmëritë për të dyja ndeshjet janë që të mos ketë më shumë se dy gola.

Ja si mund të hapësh një llogari në Lottosport Online

Kategoria Superiore – Java 12

Laçi-Kukësi 14:00
(1 – 3.25; X – 3.10; 2 – 2.20; |0-2| – 1.50; |3+| – 2.40)

Flamurtari-Teuta 17:00
(1 – 1.60; X – 3.50; 2 – 5.70; |0-2| – 1.55; |3+| – 2.30)

 

Share: