Kosova ka një test të rëndësishëm më 13 nëntor, teksa ndryshe nga Shqipëria ata luajnë në shtëpi përballë Letonisë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, ndërkohë që është publikuar edhe lista e futbollistëve të ftuar për këtë takim dhe risi.

Faton Maloku i Feronikelit është thirrur për këtë ndeshje, ndërkohë që nga Superiorja veç Alitit dhe Musollit është ftuar edhe Suad Sahiti.

Elitën e futbollit shqiptar e ka provuar më parë edhe Bernard Berisha, i ftuar për këtë takim, si dhe Vedat Muriqi, që është aktivizuar me Teutën dhe Besën.

Portierë: Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku
Mbrojtës: Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidan Aliti, Lirim Krasniqi, Armend Thaqi
Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti
Sulmues: Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

Share: