Dje hapi siparin Java e 19-të e Superiores me ndeshjen, Skënderbeu-Flamurtari, ndërsa sot zhvillohen katër sfidat e tjera. Sfidat në Kukës dhe Lushnje nisin në orën 14:00, ndërsa tri orë më vonë nisin dy sfidat e fundit. Partizani kërkon revansh ndaj Laçit, ndërsa Teuta dhe Luftëtari përplasen bashkë në “Niko Dovana”.

Kanë dalë dhe emrat e gjyqtarëve që do arbitrojnë ndeshjet e sotme. Jorgji rikthehet në Kukës, ndërsa Xhaja mban drejtësi në përballjen për mbijetesë. Kridens Meta është zgjedhur për ndeshjen në Durrës, ndërsa në kryeqytet, Ardian Beqiri gjykon përballjen midis Partizanit dhe Laçit.

 

Kukësi-Kamza Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Emigers Gançi, Olsi Sokoli

Lushnja-Vllaznia Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Ani Koçiaj, Klajdi Kola

Teuta-Luftëtari Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Emirion Sino

Partizani-Laçi Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Alfred Shkreta, Rejdi Zaimi, Orlando Kuka

Share: