Monako arrin të bëjë përmbysjen e madhe në Ligën e Kampionëve duke eleminuar Mançester Sitin. Pas një loje spektakolare në ndeshjen e parë ku Siti fitoi me shifrat 5-3, në “Park de Prince” ekipi nga principata bëri atë që pak kush e mendonte.

Francezët fituan me rezultatin 3-1, duke arritur një kualifikim të merituar duke dërguar në shtëpi skuadrën e Pep Guardiolës që e nisën si super favoritë ndeshjen.

Monako tregoi se jo më kot është skuadra me sulmin më të mirë në botë, teksa tashmë veç titullit kampion synon edhe të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, për Sitin dhe Guardiolën ky mund të quhet një dështim i madh në europë teksa eleminohen menjëherë pas fazës në grupe.

Nuk ka histori, Atletiko e Madridit kualifikohet për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve teksa ka eleminuar Bajer Leverkusenin mbrëmjen e sotme. Pas fitores 2-4 në ndeshjen e parë, në përballjen e kthimit skuadra e Diego Simeones nuk e ka patur të veshtirë të administrojë rezultatin.

Ndeshje e mbrëmjes së sotme në “Vinsentë Kalderon” u mbyll me rezultatin 0-0, duke bërë që Atletiko të kualifikohet qetësisht në fazën tjetër. Tashmë skuadra e Simeones konfirmohet si një pretendente në Ligën e kampionëve, teksa është kthyer në një ekip me eksperiencë.

Share: