Ka përfunduar miqësorja e “luksit”, Fenerbahçe-Kukësi me rezultatin  2-2.

Një ndeshje shumë e mirë e djemve të Pakult, të cilët janë barazuar vetëm në minutat shtesë të ndeshjes. Kuksianët meriton fitoren, por rëndësi kanë golat dhe paraqitja e mirë.

Ekipet e kanë nisur me këto formacione.

Fenerbahçe: Ersu, Isla, Nojshtaderr, Gyveli, Kot, Karakoç, Gyçtekin, Mehmet Topal, Valbuena, Potuk, Soldado.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Kale, Bakaj, Guri.

Bakaj në 28′ dhe Idrizi 34′ kanë shënuar për Kukësin, ndërsa turqit kanë reaguar në pjesën e dytë.

Xhuliano 49′ dhe Fernandao 91′ kanë shënuar për Fenerbahçen. Të dy golat janë shënuar nga pika e penalltisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

kukesi

 

gjici

 

 

 

Në miqësoren tjetër, Luftëtari ka humbur përballë Malatjasporit me rezultatin 3-1

Gjirokastritët e kanë nisur me këto lojtarë.

Luftëtari: Ruci , Jakovljeviç, Rapa , Beqiri, Xhekson , Ramadani , Aleksi, Rroca , Abazaj , Bregu dhe Lamcja.

Djemtë e Likës kanë pësuar tri gola në pjesen e parë. Në të dytën Abazaj ka arritur të shkurtojë diferencën në 65′, por vetëm kaq.

Kjo është humbja e dytë e bluzinjëve që vazhdojnë fazen në Antalia.

 

 

luftetari-miqesore

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share: