Hekuran Kryeziu është duke kaluar një super formë në Superligën e Zvicrës. Mesfushori nga Kosova ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren që Luzerna mori në shtëpi ndaj St. Gallen me rezultatin e pastër 2-0.

Kryeziu e nisi ndeshjen si titullar dhe arriti të shënojë golin e parë të sfidës në minutën e 72’-të falë një ekzekutimi perfekt. Mesfushori shënoi një super gol për t’i dhënë avantazhin Lucernës që më pas nuk e diskutoi fitoren.

Rezultati i ndeshjes u vulos në minutën e 82’ pasi Iten shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke bërë që të merrent tre pikë të arta për një vend në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

Përsa i përket Hekuran Kryeziut, ai po zhvillon një super sezon me Lucernën dhe pritet që në merkaton e verës të ketë oferta në drejtim të tij.

Share: