Juventus po përgatit një goditje për sezonin e ardhshëm. Për më teper duke mos harxhuar asnje cent.

Bëhet fjalë për Emre Can, mesfushorin gjerman të Liverpulit. 24 vjeçarit (i mbush mbas dy ditësh) i skadon kontrata në verë.

Liverpuli është dorëzuar sa i përket rinovimit të mesfushorit me origjinë turke. Emre Can është objektivi kryesor i ekipit të Alegrit. Vetë lojtari e preferon një transferim në Itali, te Juventus, madje i ka dhënë fjalën bardhezinjve.

Bajerni dhe Mançester Siti janë gati të paguajnë që tani, për të patur shërbimet e mesfushorit. Paratë nuk janë problem dhe Liverpuli është gati ta shesë tek ndonjëra pasi është shansi i fundit për të përfituar nga shitja e tij. Më Emra Can që nuk rinovon, ajo që përfiton është Juventus.

 

emre-can

 

Gjermani ka refuzuar si Bajernin edhe Sitin. I ka dhënë fjalën italianëve dhe as që do t’ja dijë për ekip tjetër.

Juventus përveçse afron një super lojtar në verë, arrin ta marrë edhe pa asnjë harxhim. Super goditje.

Tags:
Share: