Një super Flamurtar ka mposhtur ekipin e Teutës. Skuadra durrsake është mundur këtë javë 1-2 nga Flamurtari në javën e tretë në stadiumin “Niko Dovana”.

Dy golat e Flamurtarit u shënuan nga sulmuesi kroat Tomislav Bushiç në pjesën e parë. Goli i parë erdhi në minutën e 3-të, kur Kamara futet në zonë nga krahu i djathtë i zonës dhe pason në qendër për Bushiç, i cili në pozicion ballor me portën godet lehtë topin dhe shënon. 0-1 për vlonjatët.

Ndeshja vijoi e qetë deri në minutën e 37-të, atëherë kur Flamurtari shënoi edhe golin e dytë. Siljanovski pason një top në qendër të zonës që nga krahu i djathtë dhe Bushiç e godet saktë duke e dërguar në rrjetë. 0-2.

Pjesa e parë u mbyll këtu, ndërsa e dyta fillon me disa zëvëndësime në fazën sulmuese nga trajneri i durrsakëve Magani. Teuta tentoi shumë, por deri në të 76-tën nuk arriti të konkretizojë rastet në gol.

Në minutën e 74-të, Çyrbja tenton të futet në zonë por pengohet nga Pollozhani në hyrje të zonës dhe gjyqtari Cjapi ndal lojën. Asistenti i tij, Pashaj i kërkon të akordojë penallti dhe ajo ndodh.

Lena ekzekuton penalltinë por portieri Nurkoviç pret dhe kthen topin në lojë dhe në këtë moment është mesfushori Ardit Hila që e godet drejt portës duke ngushtuar shifrat. 1-2. “Djemtë e Detit” provojnë deri në fund, por nuk ia arrijnë qëllimit.

Tashmë, Teuta shokohet nga kjo humbje, pasi zbret në vendin e katërt me 6 pikë, ndërsa ekipi i trajnerit Shpëtim Duro ndodhet në vendin e tretë me 6 pikë, duke treguar një formë të mirë dhe duke u konfirmuar si një ekip që pritet t’u hapë punë ekipeve pretendente sidomos kur luan në shtëpi.

Teuta-Flamurtari 1-2

Golat: Hila (pen) 76’ / Busiç 3’, 37’

Teuta (4-2-3-1): Kastrati, Abe (Shkalla 46’), Sykaj (Shehaj 46’), Hrkaç, Beqja, Lena, Hila, Çyrbja, Dosti, Dediç (Amadu 66’), Osemene Tr: Gugash Magani

Flamurtari (4-4-2): Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Pollozhani, Mersini, Camara (Liçaj 85’), Useini, Sidibe, Musta, Alves (Hyseni 78’), Busiç Tr: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Enea Pashaj, Ardian Beqiri

Kartonë të verdhë: Hila 44’, Lena 80’ / Sidibe 49’, Siljanovski 80’, Camara 85’, Musta 87’

Share: