Partizani ka fituar me Pelisterin miqësoren e luajtur sot në Kamzë. Të kuqtë e kanë parë veten në disavantazh në pjesën e parë, por në fund kanë triumfuar.

Juliano vijon të bëjë prova në formacion, teksa Progni është parë sërish si mbrojtës i djathtë. Dragarski për skuadrën maqedonase ka shënuar në portën e mbrojtur nga Haxho që në minutën e 22-të.

Në fund të pjesës së parë Batha barazoi shifrat në 1-1, ndërkohë që Sukaj ka shënuar në fillim në pjesës së dytë. Partizani pati mundësinë të rriste epërsinë, teksa Xhixhiua fitoi një penallti në minutën e 66-të.

Përballë portierit kundërshtar u vu Emiljano Vila, që nuk shënoi dot. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe me shifrat 2-1 ishin të kuqtë që triumfuan dhe tashmë mendojnë për ndeshjen me Teutën.

Miqësore – E shtunë, më 7 tetor

Partizani – Pelisteri 1-1
Shënues: Batha 45’, Sukaj 52’ / Dragarski 22’

Partizani: Haxho (Hida 77’), Progni (Selvaxhio 54’), Malota, Ibrahimi, Kalari, Vila, La Kamera (Uarlei 46’), Batha (Shahinas 46’), Xhixhiua, Herrera, Sukaj (Sulejmani 65’)

Share: