Ylli brazilian, Filipe Kutinjo, zhvilloi sot seancën e parë stërvitore me ekipin e Barcelonës, duke krijuar një atmosferë pozitive në kampin katalanas. Shumë lojtarë të Barçës e kanë mirëpritur mesfushorin 25-vjeçar, por ai që është parë më i lumtur se të gjithë ishte padiskutim Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka qëndruar gjatë gjithë kohës në krah të Kutinjos, duke ia bërë më të lehtë brazilianit ambientimin me pjesën tjetër të ekipit. Suarez dhe Kutinjo kanë luajtur dhe më parë së bashku me fanellën e Liverpulit dhe marrëdhëniet mes tyre duken shumë të ngushta.

Madje, Suarez ka postuar edhe në Instagramin e tij zyrtar disa foto me Kutinjon, me nënshkrimin: “I lumtur që luajmë sërish bashkë vëlla!”

2

Share: