Thomas Strakosha po paraqitet mjaft mirë te Lacio dhe është numri një i portës. Portieri i Kombëtares kërkon edhe më shumë nga vetja, teksa gjatë një deklarate të dhënë për mediat italiane është shprehur se ndihet i lodhur duke pësuar gola.

Deri më tani Strakosha ka pësuar 12 gola, ku katër prej tyre ia ka shënuar Napoli në humbjen e vetme të pësuar në kampionat.

“Objektivi im është që të mos pësoj gola, jam lodhur duke e nxjerrë topin nga rrjeta pothuajse në çdo ndeshje. Duke llogaritur faktin se shënojmë shumë në çdo takim, nëse nuk pësoj, atëherë me 99 % i fitojmë ndeshjet”, është shprehur Strakosha.

Share: