Kombëtarja është përfshirë në një valë dëmtimesh dhe disa prej futbollistëve e kanë lënë grumbullimin në Antalia përpara ndeshjes miqësore me Turqinë.

Një prej lojtarëve të larguar është portieri Thomas Strakosha, që për shkak të një problemi muskulor u detyrua të kthehej në Itali dhe janë mjekët e Lacios që po e mbajnë nën vëzhgim.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, Strakosha nuk ka diçka shqetësuese, ndaj do të jetë i gatshëm për derbin me Romën dhe ky është një lajm i mirë, pasi portieri i Kombëtares është një nga lojtarët kryesorë të ekipit italian.

Share: