Kanë përfunduar një pjesë e ndeshje të Europa League dhe në fushë kanë zbritur disa futbollistë shqiptarë, të cilët edhe i janë gëzuar rezultateve pozitive, sikurse ka ndodhur me portierin Thomas Strakova e me mesfushorin Valon Berisha.

Lacio ka mposhtur Zulte Varegem me rezultatin e pastër 2-0, teksa Strakosha ishte titullar dhe e mbajti portën e tij të paprekur. Me skuadrën belge aktivizohet sulmuesi Piter Olajinka, që hyri në fushë me nisjen e pjesës së dytë.

Berisha, kapiteni i Kosovës, iu gëzua tre pikëve pas fitores 1-0 që Salzburgu regjistroi me Marsejën, ndërkohë që Milot Rashica ishte ai që doli “kokulur”, pasi Nica e Balotelit i shënoi tre gola Viteses, por jo vetë sulmuesi italian. Mesfushori nga Vushtrria luajti për 90 minuta.

Share: