Tomas Strakosha, i cili është kthyer titullari i padiskutueshëm në portën e Lacios ka dalë në një konferencë për shtyp pas ndeshjes miqësore me Cadore.

Ai ka folur rreth rinovimit të kontratës, për vitin e kaluar, kur mori rolin e titullarit pas dëmtimit të Marketit, si dhe për krahasimin me babanë e tij.

“Kemi një marrëveshje, unë jam shumë mirë këtu. Ne e kemi zgjatur tashmë kontratën”.

“I falënderoj shokët e mi. Në një vit gjërat kanë ndryshuar shumë, por qëllimi mbetet i njëjtë”

“Titullar? Dua ta tregoj në fushë, duke punuar i qetë. Jemi tre portier të rinjtë. Unë, Guido, Vargiç dhe Adamonis jemi mjaftueshëm, nuk kemi  nevojë për askënd tjetër”.

Krahasimi me babanë – “Është çështje e krenarie. Babai im është një motivim shtesë, por ai ka qenë shumë më lart se unë. Por, edhe unë mendoj se nuk jam shumë poshtë”.

Share: