Napoli po kërkon një portier dhe në Itali emrat e lakuar në media kanë qenë të shumtë. Në listën e portierëve të përfolur janë edhe dyshja e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Të dy po spikasin në Serinë A, Berisha me Atalantën dhe Strakosha me Lacion. Kjo normalisht i bën ata të preferuar në merkato, por gjasat që të lëvizin nga ekipet aktuale janë të vogla.

Nga ana tjetër edhe te Napoli kanë lëvizur në drejtim tjetër dhe i preferuari i për portën është Bernd Leno.

25-vjeçari i Leverkuzën është në pole për t’u transferuar në Serinë A. Portieri i Gjermanisë më herët është aktivizuar edhe me Shtutgartin në Gjermani.

Share: