Të kuqtë nuk i kanë shënuar asnjë gol në tri ndeshjet e këtij sezoni. Flasim për kapitenin dhe portierin e Laçit, Gentian Selmanin. Në një prononcim për “Gol pas Goli”, 19-vjeçari shprehet i kënaqur me pikën dhe tregohet modest, kur i përmendin që Partizani nuk i ka shënuar akoma. Gardiani i kurbinasve tregon për sekretet e rritjes së tij dhe “historinë” e shiritit të kapitenit. Idhulli i portierit bardhezi është një tjetër… portier bardhezi.

PIKA “Ishte një ndeshje e luftuar, por fusha nuk na lejoi të luanim. Kishim ardhur për fitore, por jemi të kënaqur edhe me barazimin”.

ECURIA “Ne do të stërvitemi që në çdo ndeshje të japim maksimumin. Kemi lënë pikë me ekipet poshtë nesh, ndërsa me ato lart kemi marrë disa pikë. Trajneri na e përsërit gjithmonë, objektivi ynë është ndeshja e radhës”.

0 GOLA TË KUQ “Është diçka e bukur. Kur nuk pësojmë, në portierat kemi kryer vetëm detyrën. Më takon të stërvitem akoma më shumë, për ta mbajtur portën të paprekur. Stërvitem dy herë në ditë. Stërvitja dhe përqëndrimi të sjellin fryte”.

BUFON “Është e vërtetë që Bufon është idhulli im. Shiriti që mbaj në krah shkruan “Fino alla Fine” dhe e kam blerë në dyqanin e Juventusit, në Torino”.

 

Share: