Vllaznia ka reaguar pas pretendimeve të Tiranës për dhunë nga Policia e Shkodrës. Eugent Zeka drejtori sportiv i Vllaznisë ka folur për mediat, ku është shprehur: “Është absolutisht e pavërtetë që policia të ketë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve. Nuk ka ndodhur asnjë gjë në korridoret e dhomave të zhveshjes. Thjesht ne kemi patur pretendimet tona për një sjellje jokorrekte të arbitrave dhe kaq. Për më tepër me mënyrën si veproi njëri nga arbitrat anësorë që u largua në mënyrën jo të duhur nga fusha e lojës. Nuk pati asnjë goditje mes lojtarëve të dy ekipeve por thjesht një kërkesë llogarie nga ana e futbollistëve të Vllaznisë ndaj arbitrit të ndeshjes”-është shprehur Zeka

Share: