Bylisi është një nga ekipet që ka nxjerrë shumë talente, teksa aty kanë spikatur lojtarë si Piter Olajinka e Xhejms Adeniji, ndërkohë që presidenti Besnik Kapllanaj vijon të afrojë të rinj në ekip.

Janarain e kaluar firmosi sulmuesi Niko Zisi, i cili u huazua tek Elbasani, pasi hapësirat për të te ballshiotët ishin të pakta.

Këtë vit po spikat, teksa ka shënuar 4 gola me Bylisin, i fundit ndaj Tiranës në kryeqytet. Tashmë për Zisin interesohet Flamurtari dhe është trajneri Duro që e do në ekip shkruan Panorama Sport.

Gjithsesi për ta marrë sulmuesin vlonjatët duhet të paguajmë, pasi Zisi ka kontratë afatgjatë me Bylisin.

Share: