Laçi ka marrë një fitore të merituar me Vllazninë, teksa ka arritur të ndëshkojë tre herë portierin Selimaj dhe ka lënë për momentin vendin e parafundit në klasifikim.

Kurbinasit bënë një pjesë të parë të mirë, e cila u zhbllokua në fund të pjesës së parë nga Vucaj me penallti.

E dyta nisi me gol, me Qaqin që realizoi golin e dytë, ndërsa Mensah vulosi gjithçka me golin e tretë.

Tri pikë mjaft të vlefshme për Laçin, ndërsa Vllaznia mbetet në garën për mbijetesë, pasi ka vetëm 3 pikë më shumë se Laçi.

Laçi – Vllaznia

Shënues: Vucaj 45’ (11-m), Qaqi 52’, Mensah 73’

Share: