Problem është vajtja deri në Alikante, sepse aty nuk është problem gjetja e biletave të lira për të ndjekur Spanjë-Shqipëri, që do të luhet më 6 tetor (20.45), në stadiumin “José Rico Pérez”.

Çmimet janë normale, nga 20 deri në 60 euro, që është edhe bileta më e shtrenjtë, në një stadium me thuajse 30 mijë vende. Biletat mund të blihen online, por edhe ditën e ndeshjes në Alikante.

Interesimi nuk do të jetë maksimal, pasi nuk parashikohen më shumë se 20-23 mijë tifozë, duke parë edhe ndeshjet e tjera shtëpiake të Spanjës, që në asnjë ndeshje nuk i ka mbushur plot stadiumet, duke shitur e shumta 75-80% të biletave.

Share: