Skënderbeu ka marrë pikën e parë në grup, teksa ka barazuar me zviceranët e Jang Bojs në stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje të mirë të korçarëve.

Miqtë nga Zvicra kishin mundësinë të shënonin të parët, por Shehi shpëtoi portën e tij.

Më pas Skënderbeu mori “frerët” e lojës dhe dominoi, por mungoi goditja përfundimtarë që të sillte golin e avantazhit, edhe pse Gavazaj dhe Soue ishin të rrezikshëm përpara. Mesfushori kosovar pësoi një dëmtim dhe në vendin e tij u aktivizua Afrim Taku.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që Skënderbeu qarkullon mirë topin dhe në pjesën e dytë dhe arrin të gjejë edhe golin e avantazhit.

Gjergji Muzaka asistoi për Soue në minutën e 65-të dhe sulmuesi nga Gambia me një goditje të bukur realizoi për korçarët. Festa nuk zgjati shumë, pasi miqtë barazuan pas shtatë minutash me Asale, ndërkohë që deri në fund nuk pati më gol dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1.

Europa League – Faza e grupeve

E enjte, më 28 shtator, ora 21:05
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Shënues: Soue 65′ / Asale 72′

Skënderbeu: Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Xhejms Sahiti, Soue. Trajner: Ilir Daja
Jang Bojs: Von Ballmoos, Bürki, Von Bergen (C), Sulejmani, Ngamaleu, Assalé, Schick, Aebischer, Wüthrich, Sanogo, Joss. Trajner: Adi Hütter

Share: